E kam nisur aktivitetin në vitin 2016 si stiliste dhe rrobaqepëse e veshjeve të ndryshme si dhe kostumeve popullore për gra dhe të rinj. Në vitet e fundit kam investuar në stilimin e veshjeve tradicionale, suvenireve me motive tradite ku futen materiale te riciklueshme te qilimave apo kortinave te Korces. Zejtarinë time EtnoArt të prodhimit të kostumeve popullore, suvenireve me materiale të riciklueshme, aksesorë me motive tradicionale dhe të punuara me dorë në fillim të vitit 2024 e kam kthyer në një qëndër të vertetë arti kur përveç produkteve kam ekspozuar në ambjente të ndryshme traditën dhe jetesën në veshje të trevave të rajonit të Korçës së bashku me të gjithë orenditë që shoqëronin jetesën në familje. Klientët e mi janë ata vëndas, tusitët dhe diaspora.

Best Costume
International Folklore Festival ‘VITOSHA’
Solo and Duet performance
Skenderbeu Ensemble ALBANIA
Maska më e mirë
Çertifikatë
I jepet vendi i II-të grupit
Dielli, Yjet dhe Hëna
Kostumografia më e mirë

Festivali Ndërkombëtar
‘Shkupi Folk-Fest 2018’

Kostumi më i bukur i Festivalit

Karnavalet në Korcë
I jepet Kostumit Venecian

Kemi qene fokus disa here i emisioneve apo aktiviteteve mediatike